Ermal Fejzullahu është një ndër këngëtarët më të pëlqyer nga publiku shqiptar dhe jo vetëm. Ai njihet për batutat që bën herë pas herë publikisht.
Së fundmi Ermali ishte i ftuar në emisionin “Prive Reality”, ku përmes një batute ka thumbuar kolegët e tij.
Teksa u pyet se cili tingull i pëlqen, Ermali u përgjigj duke thënë:
“Mu m’pelqen lopa kur e lshon zanin. Ma shumë ka za lopa se shumë këngëtarë, krejt notat i ka”, thotë ai duke e imituar zërin e lopës që më pas shkaktoi të qeshura mes kolegëve.