Bota LAJME

VIDEO/ Ofensivë ukrainase në jug: ‘Bajraktarët’ dhe artileria e rëndë bëjnë kërdi mbi rusët

Komanda Operacionale jugore e Ukrainës ka dalur me pajme të reja të ofensivës ndaj kolonave ruse në jug të vendit.

Në qytetin e Kherson janë zhvilluar deri më tani luftime të ashpra midis palëve ndërluftuese, teksa rusët kanë pësuar keq disa herë në tentativën e tyre që të nisen drejt Mykolaiv pas rënies së Kherson.

Megjithatë, ukrainasit e kanë mbajtur qytetin strategjik të Mykolaiv dhe kanë zbrapsur forcat ruse nga aty, duke i detyruar të kthehen në Kherson.

Në pamjet në vijim shihen sulmet ukrainase me dronët ‘Bayraktar’ ndaj kolonave të tankeve ruse, e po ashtu edhe ndaj helikopterëve.

Në disa pjesë të videos shihen edhe sulme raketore nga ukrainasit.

Këto sulme kishin ndodhur në datën 25 shkurt dhe më 15 mars.