Trupat ruse shpërndanë një demonstratë në Kherson duke rrahur qytetarët ukrainas dhe duke përdorur edhe armët e zjarrit. Raportohet për dy të plagosur.
Trupat ruse që pushtuan qytetin Kherson shpërndanë një tubim të banorëve vendas që protestonin kundër pushtimit të qytetit.
Në rrjetet sociale po shfaqen video që tregojnë sesi njerëzit shpërndahen nëpër shesh, dëgjohen të shtëna armësh, shpërthime dhe britma të njerëzve.