VIDEO/ Zbulohet sekreti i madh, ja pse Putin nuk e lëviz dorën e djathtë

Posted by

Presidenti rus Vladimir Putin pothuajse kurrë nuk e lëviz dorën e djathtë për shkak të stërvitjes intensive në KGB, jo për shkak të sëmundjes së Parkinsonit, raportoi në studimin e saj British Medical Journal.

Një ekip neurologësh nga Portugalia, Italia dhe Holanda analizuan pozicionin dhe lëvizjet që mund të jenë simptomat e para të një sëmundjeje dhe shkencëtarët u befasuan nga mënyra se si Putini lëviz, raporton agjencia AFP.

Analiza tregon se dora e majtë ndjek lëvizjen e Putinit, ndërsa dora e djathtë është plotësisht e mpirë, gjë që është një shenjë e zakonshme e sëmundjes së Parkinsonit. Por mjekët nuk gjetën asnjë simptomë tjetër, përkundrazi, presidenti rus ka aftësi motorike përçarëse, merret me xhudo, noton dhe ngre pesha.