LAJME

VIDEO: Zjarr në Ministrinë Ruse të Mbrojtjes, ka të vdekur

Sipas informacioneve jozyrtare, viktimat mund të jenë mbi 20 persona. Instituti Qendror i Kërkimeve i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse ka marrë zjarr në Tver. Zjarri ka nisur në katin e dytë të pallatit, por me shpejtësi është përhapur në tre katet e sipërme. Sipas të dhënave fillestare, të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 25 janë plagosur.Sipas shërbimit të urgjencës së Tverit janë lënduar 20 persona, raporton bgonair.bg.
Disa vdiqën pasi thithën tymin, të tjerët – duke u hedhur nga dritaret për t’i shpëtuar zjarrit.

Video në linkun e mëposhtëm:

http://%20//%20https:%20//www.youtube.com/watch?%20v%20=%20Haotrll_2lk

Në vendngjarje kanë mbërritur 14 autoambulanca. Në luftën kundër zjarrit janë përfshirë 240 persona dhe 69 njësi pajisje, si dhe një helikopter.
Zjarri shkatërroi të gjithë çatinë e ndërtesës. Ekspertët thonë se nuk ka rrezik që flakët të përhapen në ndërtesat fqinje.Qendra e qytetit është e mbushur me gaz.