Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar një burrë në Prizren pasi ka ushtruar dhunë ndaj rejës së tij, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit policor, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj rejës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.