LAJME

Vjehrri sulmon nusen me mjet të mprehtë

Në mbrëmjen e (25-maj) rreth orës 22:40, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 71-vjeçarin R.I. nga Gostivari, i cili sipas raportit kishte tentuar të sulmojë me një mjet të mprehtë nusen e tij 31-vjeçare.

I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse.