VV-ja merr vendim, deputetët e kësaj partie tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari ka bërë të ditur se pas publikimit të shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve të kuvendit, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit.
Kusari Lila ka thënë se u bëjnë ftesë edhe deputetëve të partive të tjera opozitare që ta bëjnë të njëjtën gjë.
“Me anë të këtij njoftimi duam të informojmë opinion publik, se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve.
Ne mbetemi të përkushtuar në ngritjen e performances së punës së deputetëve, llogaridhënies dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Republikës!”, ka shkruar Kusari ndër të tjera.

