LAJME

Xhaxhai shqiptar akuzon nipin: Pse ma ngacmon gruan?!

Një rast i paprecedent është raportuar ditën e djeshme në fshatin Burojë të Skënderajt. Një i ri ka denoncuar xhaxhin e tij 79-vjeçar për kanosje pas disa akuzave nga ky i fundit. Sipas burineve, 79-vjeçari ka kërcënuar nipin teksa ka hedhur akuza drejt tij se i ngacmon të shoqen. Secila prej palëve ka dhënë deklaratat përkatëse në lidhje me rastin dhe i jep të drejtë vetes.
Para hetuesve policorë, i riu ka dëshmuar se ndihet i frikësuar pasi xhaxhai i është drejtuar me fjalët “Vdekjen ke me pasë prej meje, se me pasë një armë t’kisha vrarë në këtë moment”. Rasti është nën hetim./NOA