LAJME

Zbulohet PASURIA, kaq i pasur është Putini

Presidenti i Rusisë, Vladimiri Putin ka deklaruar si të ardhura të 114 mijë euro për vitin 2021, një apartament në Moskë prej 77 m2, dy autovetura të prodhimit rus, një Vollga dhe një Niva si dhe një kamper.

Kryeministri Mikhail Mishustin ia kalon pak më mirë, me një të ardhur të deklaruar prej 18.3 milionë rublash që bëjnë 204 mijë euro. Medvedev, ish-president ka deklaruar vetëm 94 mijë euro, Sergei Lavrov 141 mijë euro dhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, 162 mijë euro.

Klasa drejtuese ruse deklaron kështu një nivel të ardhurash minimal në raport me lajmet e shumta në mediat perëndimore për luksin e tyre.

Putin qëndron në krye të akuzave përderisa i atribuohen vila e pallate, jahte dhe llogari bankare marramendëse.

Peskov po ashtu nuk ia kalon keq, ndërkohë që Medvedev përflitet si një i pasur. Loja me të ardhurat është identike me atë që shihet në vendet e ish-Lindjes Komuniste ku deklarimi i tyre është një gjethe fiku për të fshehur të vërtetën e një korrupsioni të drejtuar.

Na kujtohet 3 mijë euroshi i Edi Ramës, i përfolur e stërpërfolur në media dhe i mohuar prej tij si një keqpërdorim mediatik dhe politik./ respublica/