Lufta në Ukrainë i jep NATO-s forcë të re. Aleanca ushtarake perëndimore nuk është shfaqur kurrë kaq e bashkuar.
Gazeta zvicerane, Blick.ch tregon se si NATO dëshiron ta gjunjëzojë Putinin dhe cilat pika të reja problematike mund të shfaqen.
Jo shumë kohë më parë, brenda NATO-s kishte mosmarrëveshje dhe, siç pretendoi presidenti francez Emmanuel Macron (44) – “NATO-s i ka vdekur truri”.
Por sulmi i Putinit ndaj Ukrainës ka vënë në lëvizje aleancën ushtarake perëndimore.
Është ende e sigurt se aleanca më e fortë ushtarake në botë, përveç furnizimit me material, nuk dëshiron të ndërhyjë në mënyrë aktive në luftën në vendin joanëtar Ukrainën, dhe gjithashtu nuk dëshiron të krijojë një zonë ndalim-fluturimi.
Rreziku i një lufte të tretë botërore do të ishte shumë i madh.
Megjithatë, për të parandaluar sundimtarin rus Vladimir Putin (69) të sulmojë vendet e tjera, 30 vendet anëtare të NATO-s në Evropën Lindore tani po armatosen masivisht.
Numri i grupeve të betejës – të ashtuquajturat grupe luftarake – duhet të dyfishohet nga katër në tetë.


