Zhduket një avion nga radari, dyshohet se është rrëzuar në det

Posted by

Një avion dyshohet se është rrëzuar në detin Baltik disa minuta më parë, sipas raportimeve jozyrtare në rrjetet sociale.

Avioni privat model “Cessna Citation 551″ nuk i është përgjigjur thirrjeve të kullës teksa ka kaluar mbi Gjermani, ndërsa është raportuar se avionë luftarakë gjermanë dhe danezë e kanë intercepruar në ajër. Mbi 4000 persona që kanë ndjekur “Live” trajektoren e çuditshme të avionit në ‘Flight Radar” kanë parë se si ka kryer një spirale në detin Baltik, ku dyshohet se edhe mund të jetë rrëzuar pranë brigjeve të Letonisë. Avioni duhet të ulej në Këln të Gjermanisë, por piloti dyshohet se ka humbur ndjenjat ndërsa i ka mbaruar edhe karburanti. Një radio suedeze ka raportuar se avioni ka rënë, ndërsa nuk dihet fati i katër pasagjerëve në bord.