LAJME

Zyrtare/ Shpallen rezultatet e regjistrimit të popullsisë

Ashtu siç raportoi TV21 ditë më parë nga burime brenda Entit Shtetërorë për Statistika, në Maqedoninë e Veriut nga regjistrimi i realizuar 29.5% nga numri i përgjithshëm i banorëve janë shqiptarë, respektivisht 24.3% nga rezidentët.

“Popullsia e regjistruar është dy milionë e 907 mijë e 319 qytetarë. Popullsia rezidente janë 1 milionë 836 mijë e 713 qytetarë. Popullsia jorezidente është 260 mijë e 606 persona”, tha drejtori i Entit Shtetërorë për Statistika, Apostoll Simovski.

Nga numri i përgjithshëm i regjistrimit përveç shqiptarëve me 29,5%, 54.21% janë deklaruar si maqedonas, 3.98 për qind si turq%, 2,36% si romë, 1,18% si serb, 0,87% si boshnjakë dhe 0,44% si vllehë.

Ndërsa si rezidentë përveç shqiptarëve me 24,3 për qind, 58,44% janë maqedonas, 3,86% turq, 2,53% romë, 0,47% vllehë, 1.3% serb dhe 0,87% boshnjakë.