Eglantina Isufi, 30 vjeç është nëna e foshnjës që u gjet e braktisur dje në garazhdin e një pallati në Yzberisht.
Pasi u shoqërua në polici, e reja nga Pogradeci fillimisht mohoi të ishte nëna e foshnjes së braktisur. Mohimin e dijenisë për ngjarjen e mohoi po ashtu edhe nëna e 30-vjeçares. Pas verifikimeve të telefonave celularë të këtyre të fundit, efektivët vërtetuan dyshimet.
30-vjeçarja ka deklaruar se e ka braktisur foshnjen pasi nuk është e martuar dhe e vriste opinioni publik nëse do të kishte një fëmijë jashtë një kurore martese.
Ajo nuk ka folur për babain e foshnjes, dhe ka kërkuar mosidentifikimin e tij.
Foshnja eshte ndare nga jeta diten e sotme. burimi JOQ