Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili dikur në emisione televizive deklaronte se nuk do të ulej dot me horra në tavolinë, tani ka shprehur ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin e tij ndaj liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Ai tani e konsideron Taravarin si palë të barabartë.
Ndërkaq, lideri i BDI-së Ali Ahmeti u pa mbrëmë duke dalur nga godina e Komunës së Gostivarit, duke shtuar se ky nuk ishte hera e parë që ai viziton zyrën e Arben Taravarit.
“Kemi biseduar, opsionet janë të hapura, ka qenë një bisedë shumë miqësore, do të takohemi sërish. Ne do të shohim, do të diskutojmë opsionet, vizionin, ngjarjet. Në kuadër të vlerësimeve që do të japin organet drejtuese në partitë tona do të vendosim se cilin opsion do të zgjedhim, thotë Ahmeti në deklaratë për TV 21.
Pas përfundimit të takimit në deklaratë për media Ali Ahmeti tha se edhe Aleanca për Shqiptarët është palë e barabartë tashmë në spektrin politik shqiptarë.
Sipas burimeve, kjo ishte hera e katërt që Ahmeti i shkon në zyrën e Taravarit.
Këto zhvillime nga ana e politikologëve janë vlerësuar si të rëndësishme në politikën vendase, pasi tregojnë një ndryshim në dinamikën e raporteve mes partive politike në Maqedoninë e Veriut dhe mund të kenë ndikim në zhvillimin e ngjarjeve të ardhshme në skenën politike të vendit.


