Moti nesër do të jetë i vranët dhe më i ftohtë, duke filluar nga pjesa veriore dhe veriperëndimore, do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu që gjatë gjithë ditës do të përhapen kudo në territorin e Maqedonisë së Veriut. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore dhe veriore, ku pritet të bien mbi 20 litra për metër katror. Në disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe me bubullima.
Paradite do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa pasdite dhe në fund të ditës do të fryjë erë e përforcuar nga veriperëndimi, sidomos përgjatë rajonit të Vardarit
Në Shkup mot me vranësira, me reshje shiu që nga paraditja. Pasdite do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior.
Siç njofton DPHM, stabilizim të motit do të ketë të enjten. Nga pasditja e së premtes nën ndikimin e valës së re të lagësht do të mbajë mot pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në vise më të larta reshjet do të kalojnë në borë. Të premten dhe të shtunën do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor.
Deri në fund të javës temperatura minimale do të jetë në interval nga zero deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 12 deri në 19 gradë Celsius.