LAJME

Çfarë nxënësi ishte Albin Kurti, këto janë notat e tij (FOTO/VIDEO)

Albin Kurti ishte ndër nxënësit më të preferuar për mësuesit e tij. Mund t’i lexoni rrëfimet e disa ish-mësuesve të Albin Kurtit të cilët duke kujtuar kohën sa ishte ai nxënës dhe si ishte në atë kohë mendojnë se ai është njeri i duhur për të udhëhequr me ekzekutivin.

Por ka edhe diçka që nuk u ka pëlqyer te Kurti.

Qemajl Kastrati që i mësoi Kurtit lëndën e fizikës është i bindur se djaloshi që kurrë nuk i erdhi në mësim i papërgatitur do të dijë të udhëheq me vendin.

‘Shumë i mirë dhe i dëgjueshëm. Ka qenë shumë i respektueshëm, i drejtë dhe i sinqertë me të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit”, tha ai për Klan Kosovën.

Kastrati nuk i gjen asnjë të metë Kurtit si fillorist në sjellje dhe në mësime megjithatë i jep një kritikë si politikan.

Dhu nën në Kuvendin e Kosovës thotë se kurrë nuk ia arsyetoi dhe as nuk ia fali.

Megjithatë arsimtari i pensionuar thotë se ish-nxënësi nuk do ta zhgënjejë si lider i Kosovës.

Këtë besim e kanë edhe në shkollën “Naim Frashëri” ku lideri i Vetëvendosjes para 39 vjetësh regjistroi klasën e parë.

Në këtë shkollë thonë se ai ende përmendet.

“Unë i kam pyet disa mësimdhënës që i kanë dhënë mësim dhe sa herë që ka gara ata thonë se si ‘Albini nuk do të ketë më nxënës”, tha Drita Qorolli, drejtoreshë e shkollës ‘Naim Frashëri”.

Në ditarët e viteve sa Kurti ishte nxënës shihen sukseset shembullore dhe notat 5. Aty është një koment në ditar në gjuhën angleze i bërë nga mësuesja e lëndës së asaj kohe.

Aty ajo shkruan se ‘Albini është nxënësi më i zellshëm që ka takuar ndonjëherë”.

Vetë Kurti e kishte shprehur disa herë dashurinë e tij për shkollën e sidomos për mësuesen e parë Nafije Devën e cila nuk jeton më.

Albin Kurti ishte një prej studentëve më të mirë gjatë studimeve në Fakultetin e Elektroteknikës. Kështu thonë disa prej profesorëve të tij. Ata kujtojnë kohën kur Kurti aplikoi për regjistrim kurse të tjerë flasin për suksesin që kishte treguar gjatë studimeve.

Për herë të parë, Albin Kurti i VV’së u zgjodh në pozitën e kryeministrit të vendit me datë 03.02.2020. Rrugëtimi i tij për të arritur këtë pozitë ishte mjaft e gjatë.

Për karakterin dhe se sa ishte i suksesshëm ai gjatë studimeve tregon profesori i tij i fakultetit, Selem Lepaja.

Ai thotë se emrin e tij e mban mend nga provimi pranues pasi ai ishte i pari me pikët maksimale në listën e studentëve.

“Albini si student ishte i shkëlqyeshëm. Fakulteti ynë ka pasur gjithmonë studentë të shkëlqyeshëm por ky ishte i veçantë, modest, gjithnjë i buzëqeshur në shoqëri me shokë”, tha ai për RTV Dukagjini.

“Kishte një shkrim në fletore shumë pedant”, shtoi ai.

Ndërsa profesori tjetër, Ruzhdi Sefa, tha se Kurti ka qenë një prej studentëve më të mirë të Fakultetit t Inxhinierisë Elektrike.

Albin Kurti ka diplomuar në Fakultetin e Elektroteknikës në drejtimin e Telekomunikacionit me Kompjuterikë më 23 prill 2003.