LAJME

“Dimri i vërtetë akoma nuk ka filluar” – Priten gjysëm metër borë, ja në cilën ditë!

Ndonëse dimri nuk ka nisur ende sipas kalendarit, tashmë po mbërrin vala e dytë, edhe më e madhe dhe më e gjatë e borës për këtë stinë. Kjo valë bore do të zgjasë dy ditë (e premte dhe e shtunë). Në pjesën më të madhe të Maqedonisë reshjet do të jenë të borës dhe do të jenë të shumta (përveç në disa vende më të ulëta ku do të ketë reshje shiu, sidomos në rajonet qendrore dhe juglindore.

Në male dhe në qendrat e skijimit deri në mbrëmjen e së shtunës do të formohet grumbull dëbore prej 20 deri në 30 centimetra, vende-vende deri në rreth gjysmë metër. Në vendet më të ulëta me lartësi mbidetare 500 metra e lart do të jetë nga 5 deri në 10 centimetra, në disa vende edhe mbi 20 centimetra. Bora do të bjerë nën 500 metra, sidomos ditën e shtunë.

Me këtë valë bore, reshjet e para të borës për këtë sezon do të jenë edhe në pjesë të Luginës së Shkupit./monitor.mk