Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së sotme ka dhënë detaje shtesë nga ngjarja e mbrëmshme afër Kalasë së Shkupit.
Nga MPB bëjnë të ditur se kryerësit e aktit janë 5 persona, të veshut në të zezë dhe me maska në fytyrë, ndërsa MPB gjithashtu sot konfirmon se vetura me të cilën transportoheshin aktorët e veprës është gjetur në Orizare të Epërme në Shkup.
Ndërkohë disa gazetarë dhe mediume maqedonase duke u bazuar në informacione jozyrtare në MPB, kanë njoftuar se para se të kryejnë vra sjen, autorët kanë shkyçur kamerat e lokalit.
Sipas tyre, kjo ngre dyshimin se bëhet fjalë për profesionistë, të cilët ndoshta nuk janë nga Maqedonia e Veriut./Lideri.mk