LAJME Uncategorized

EKSLUZIVE| Pritet mbyllja e televizionit shqiptar, mediat në krizë

Klan TV, një nga stacionet televizive shqiptare më të njohura në Maqedoninë e Veriut, është bërë vet lajmi sot, pasi në opinion po flitet se po mbyllet operacioni i saj në vend. Edhe pse shkaqet ende nuk janë të qarta, të dhëna fillestare tregojnë se gazetarët dhe stafi i shumtë kanë braktisur punën dhe janë duke u përfshirë në media të tjera.

Një lajm i tillë nuk është mirëpritur nga ekspertët e medias dhe organizatat joqeveritare pasi që  mediat janë monitoruesit më të mëdhenjë të politikës, korrigjues të pushtetit dhe katalizatorë të ndryshimeve në shoqëri. Stacioni televiziv i Klan ka luajtur një rol të rëndësishëm në informimin e komunitetit shqiptar në Maqedoni të Veriut për disa vite.

Deri më tani, nuk ka prononcime zyrtare nga drejtuesit e Klan TV mbi arsyet e mbylljes së televizionit. Edhe pse një numër i gazetarëve dhe ekipit të Klan TV kanë tërhequr vëmendjen e tyre duke bërë me dije që nuk janë pjesë e Klan TV dhe shkaqet e tyre personale ende nuk janë të njohura.

Një gjë e tillë do të ketë ndikim të thellë në pejsazhin mediatik të vendit dhe do të nxisë reflektimin mbi sfidat që përballet gazetaria dhe mediat në përgjithësi në këtë rajon të Ballkanit./AtdheuLajm