Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj, ka deklaruar se interesimi i qytetarëve për të udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian është shtuar tej mase pas lajmit për liberalizimin e vizave.
Në intervistë për Insajderin ai ka treguar se deri më tani 600 rezervime janë bërë.
Derisa theksoi se çmimet e biletave nuk do të rritën, tregon saktë se sa kushton një biletë nga Kosova në Zvicër.
“Bileta kthyese Kosovë-Zvicër është 180 franga për të rritur, ndërsa për fëmijë është 160 franga”, theksoi ai.