Janë siguruar video-pamje nga ngjarja e mbrëmshme në Shkup

Posted by

Nga Prokuroria kanë dhënë indormacione gjatë ditës së sotme për vr as jen  e dyfishtë në afërsi të Kalasë së Shkupit, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se janë siguruar video incizime nga objekti ku janë vr arë dy shkupjanët, por edhe nga objektet për rreth dhe kamerat e qytetit.

“Me urdhër të prokurorit ndaj trupave të të ndjerëve do të bëhet autopsi. Të gjitha gjurmët dhe provat materiale të siguruara dhe të mbledhura nga vendngjarja në objektin hotelierik ku ndodhi ngjarja janë dorëzuar për ekspertizë. Janë siguruar pamje nga video survejimi i vetë objektit, i ambienteve përreth, si dhe i sistemit “Qytet i sigurt”, të cilat do të kontrollohen në detaje. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për intervistim me të lënduarin dhe me disa persona të tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm në objekt gjatë ngjarjes, si dhe me persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen”, thonë nga Prokuroria.

Nga Prokuroria shtojnë se po kryhen kontrolle edhe në vendin ku u gjet vetura e dje gur, që dyshohet se ka qenë e përdorur nga grupi.

“Gjatë natës është siguruar një tjetër lokacion në rrugën për në Orizare të Epërme, ku është gjetur një automjet tip Audi i djegur. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, sot ekipet inspektuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë duke bërë kontroll dhe ekzaminim të detajuar të atij lokacioni dhe ekspertizës do t’i nënshtrohen edhe të gjitha gjurmët dhe provat e mbledhura”, thonë nga Prokuroria. /tv21.tv