Kjo është historia e “serbes” që e kuptoi se është shqiptare dhe u dashurua në Kosovën nga Gold Ag

Posted by

Quhet Amina Nurovic dhe emrit të saj në “Facebook” i ka shtuar inicialet AG. Vajza vjen nga Novi Pazari dhe besoni ose jo shkronjat AG janë inicialet e reperit Arian Agushi- Gold Ag.

Amina kishte filluar t’i dëgjojë këngët e reperit shqiptar pa e kuptuar gjuhën shqipe dhe pa e ditur se jo rastësisht atë po e prekin në zemër këto këngë.

“Fillova të dëgjoj edhe këngë nga Arian Agushi (Gold AG), këngë të cilat dashurinë dhe respektin tim për Kosovën dhe shqiptarët i ngritën në piedestal; edhe pse asgjë nuk kuptoja, në zemër më luante shqiptarishtja”, ka thënë mes tjerash në rrëfimin e saj Amina, e cila më vonë e kupton se në fakt ɠjɑƙư i saj është shqiptar.

Historia nisi që në vizitën e saj të parë në Mitrovicë, aty ku për herë të parë ajo dëgjoi nga babai i saj se shqiptarët nuk janë aq të kȅqinj siç paraqiten nga të tjerët në Serbi. Përjetimet në Mitrovicë bënë që vajza të fillojë të interesohet më shumë për Kosovën dhe shqiptarët, duke nisur që me historinë e Adem Jasharit , për të cilin në shkollë kishte mësuar një histori krejtësisht tjetër, e për të përfunduar deri te kuptimi i të vërtetës se ajo është një shqiptare.

Për të kuptuar më shumë rreth kësaj historie, lexoni rrëfimin e plotë të Aminas: NGA E HUAJ NË PATRIOTEN MË TË MADHE SHQIPTARE

E pata at fat në jetë që Zoti më dha prindët më të mirë, të cilët më mundësuan udhëtime të ndryshme, turne në shtete e qytete të ndryshëm. Si fëmijë 11 vjeçe shkova për herë të parë në Kosovë, ku për çështje private me familjen qëndrova dy ditë. Si një fëmijë që përmes televizionit ka dëgjuar më së keqi për Kosovën dhe Shqiptarët e Kosovës, kisha frikë të flas sërbisht, kisha frikë nga njerëzit e Kosovës, por nga thellësia e shpirtit i doja ata njerëz.

Me babën ditën e parë isha në qendër të Mitrovicës, ai fliste sërbisht kurse unë i thosha:

-Babi, mos fol sërbisht, do na ʋɾɑsì dikush!

-Jo, bijë, nuk janë shqiptarët ashtu si i paraqesin tjerët!
Fjalët e tij më qetësuan. Duke parë njerëz të moshuar me kapuç të bardhë, te mua u zgjua një dashuri e madhe dhe respekt për ata, sepse ishte hera e parë që takoja shqiptarë, duke mos e ditur se edhe vet jam shqiptare. Dita e parë kaloi duke shetitur me babain.

Nga një vajzë e ʈɾeɱɓưɾ , për vetëm disa orë u shndërrova në një vajzë trime që me shitësit fliste haptazi sërbisht, pa pasur frikë.

Hymë në një shitore suveniresh, ku ishin një burrë i moshur me kapuç shqiptar dhe një djalosh; babai bisedonte me ta dhe u tha se jemi nga Pazari i Ri dhe se nuk e dimë gjuhën shqipe, ndërsa unë gjithë kohën shikoja drejt burrit të moshuar me kapuç të bardhë.