LAJME

Koha kur profesori Nazmi Maliqi urdhëroi betimin e ushtarëve shqiptarë në gjuhën shqipe

Profesori dhe veprimtari i njohur nga Kumanova, Nazmi Maliqi në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë.

Ai la pas vepra të mira dhe çmuara për gjithë shoqërinë.

Agjencia e lajmeve INA sjell kujtimet dhe veprën e tij në kohën sa ishte zv/ministër i mbrojtjes në Maqedoni. Gjatë kësaj periudhe ai mundësoi betimin e ushtarëve shqiptarë në gjuhën shqipe.

Profesori i ndjerë më rrëfente se në përkrahje të Kryetarit të PPD-së, z. Nevzad Halili, ishte kthyer nga Austria, në postin e zëvendës ministrit të mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtes së RM-së.

“Dëshiroja që prania ime në këtë Ministri të hetohet, nga bashkëpunëtorët dhe ata që presin nga unë. Në nje dialogim profesional në mes Kryetarit të shtetit dhe ministrit të mbrojtjes …arritëm pëlqimin për realizimin e platformës partiake të PPD-së,

1. Dhënia e betimit të ushtarëve shqiptarë në gjuhën shqipe;
2. Bibliotekat në kazerma të paisen me libra shqip;
3. Në klubet ushtarake brenda kazermave, të percillet pogrami televiziv i MTV -së programi dytë në gjuhën shqipe;
4. Gazeta “Flaka” të jetë në dispozicion në të gjitha kazermat;
5. Jeta kulturore-zbavitëse: të jetë e pranishme kultura, arti dhe kenga shqipe;
6. Në të gjitha kazermat, të respektohen veçoritë fetare të ushtarëve pjesëtarë të fesë islame, të bëhet ndarja e kazanit ushqimit. etj”, është shprehur atëkohë profesori Nazmi Maliqi. (INA)