Lajm i mirë / Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Posted by

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,50 % në raport me vendimin e datës 20.11.2023.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPERIT BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) ulen për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,256 den/kg dhe do të jetë 42,517 den/kg.
Nga data 28.11.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 79,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 81,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 76,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 75,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 42,517 (denarë/kilogram).