Lajm i pikëllueshëm, ndërroi jetë ish ushtari i UÇK-së nga Shkupi

Posted by

Me pikëllim të thellë ish bashkëluftëtarët kanë njoftuar se sot në Shkup u nda nga jeta bashkëshorti i motrës sime, Ruzhdi Jahja.

Ruzhdiu, tashmë i ndjerë, gjatë gjithë jetës së tij ka dhënë kontribut të vlefshëm për çështjen kombëtare. Ishte ushtar i UÇK-së, i angazhuar në logjistikën e brigadës 114 “Fadil Nimani-Tigri”, kontribues edhe në luftën e Kosovës. Ai ka vazhduar aktivitetin edhe si një nga themeluesit e Bashkimit Demokratik për Integrim, dega në Shkup.

“Ceremonia e varrimit do të bëhet sot pas namazit të drekës, falja e xhenazes në xhamin e Jahja Pashës, ndërsa do të varroset në varrezat e Butelit”, njoftojnë familjarët e të ndjerit.