Një pamje mbresëlënëse vjen nga Meka, në këto ditë Haxhi, në tubimin më të madh njerëzor në botë, në adhurim të Zotit.
Aty, një grup haxhinjsh të verbër kryejnë ritin e tavafit rreth Qabes, faltores së parë në botë në besimin monoteist, ndërtuar nga njeriu i parë, Ademi, më pas dhe nga babai i monoteizmit, Ibrahimi.
Është një pamje që ka nevojë vetëm për një koment: aty, çdo njeri, pavarësisht dallimeve të shumta, para Zotit i bashkon të gjithë adhurimi i Tij, dhe nëse Ai i ka sprovuar me një mangësi, siç mund të jetë drita e syve. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nga sytë e tyre të verbër mos rrjedhin lot në adhurim.
“Nuk verbohen sytë, por zemrat në kraharor”, thuhet në Kur’an.