Pas mesnate do të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës, përcjell TV21. KRRE ka vendosur që benzina BS-95 do të shtrenjtohet për 1 denarë, respektivisht do të shitet për 77,5 denarë për litër. Benzina BS-98 do të shtrenjtohet për 1.5 denarë dhe një litër do të kushtojë 80 denarë. Nafta do të shtrenjtohet për 1,5 denarë dhe një litër do të kushtojë 74,5 denarë. Edhe vaji ekstra i lehtë do të shtrenjtohet për 1.5 denarë dhe një litër do të kushtojë 74 denarë./tv21.