Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike z. Azir Aliu në rrjetin social facebook ka bërë publike thirrjen për pjesëmarrje aktive në krijimin e Planit Aksional mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2024 – 2026. Në postimin e tij ka bërë të ditur se kjo thirrje është e hapur për të gjithë qytetarët dhe organizatat joqeveritare në vend.
Thirrje e hapur për pjesëmarrje aktive në procesin e ko-krijimit të Planit Aksional mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2024 – 2026
Shkup, 1 qershor 2023
Në bazë të nenit 3 paragrafi (2) alinetë (5) dhe (6) të Aktvendimit për formimin e Këshillit mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur 2021-2023, nr. 16-1046/1 nga data 04.03.2022, Këshilli mbi koordinimin dhe monitorimin e procesit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur 2021-2023, në përputhje me vendimin e seancës së mbajtur më datë 17.05.2023, publikon
Shpallje e hapur
për paraqitje të pjesëmarrjes në procesin e ko-krijimit të Planit Aksional mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur 2024 – 2026