Ndahet nga jeta në moshën 103 vjeçare, veprimtari i njohur në SHBA, Hafëz Jusuf Azemi

Posted by

Është ndarë nga jeta në Chicago të SHBA, veprimtari i njohur i çështjes kombëtare , Hafez Jusuf Azemi. Lindur në vitin 1920 në Tetovë. I ndjeri ka qenë ndër udhëheqësit e organizatës së Ballit Kombëtar për Tetovën dhe rethinat. Pas vitit 1945 dhe në rethanat e reja të krijuara nga dhu na komuniste, kaloi në mërgim në SHBA. Atje vazhdoi përpjekjet e pareshtura duke lobuar për të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Ish Jugosllavi. Ndër nismëtarët për themelimin e organizatës “Lidhja Kosovare” ku bënin pjesë edhe figura të tilla si Abaz Ermenji. Punoi deri në fund të jetës vullnetarisht për interesat nacionale të shqiptarëve kudo janë. Lavdi!