Në minutën 04:17 ndalet gjithçka, mijëra lodra hidhen në fushë, futbollistët shpërthejnë në lot (VIDEO)

Posted by

Futbolli turk ka rifilluar këtë javë me ndeshjet e Superligës, pas disa javësh ndërprerje si pasojë e tër metit që go diti Turqinë.

Por nismat sensibilizuese të komunitetit të futbollit nuk kanë marrë fund dhe këtë e treguan më së miri tifozët e Besiktashit sot në ndeshjen ndaj Antalyaspor. Tifozët kishin mbushur stadiumin “të ar matosur” në Stamboll dhe kur ora lokale shënonte 16:17, ata lëshuan mbi fushën e lojës një rrebesh me lodra.

Thuajse të gjithë kishin blerë dhe marrë me vete lodra të cilët i hodhën në fushën e lojës, duke ndërprerë për disa çaste ndeshjen.

Kjo ishte një dhuratë për fëmijët në zonat e go*ditura nga tërmeti, të cilët si pasojë e shkatërrimit, kanë mbetur pa lodra. Lojtarët, por edhe gjyqtarët dhe zyrtarët u afruan dhe larguan lodrat duke pastruar fushën teksa duartrokitnin tifozerinë.

Disa lojtarë, mes të cilëve edhe kapiteni Çenk Tosun i Beshiktashit, nuk mbanin dot lotët nga ky gjest i veçantë i mbështetësve të ekipit vendas, por edhe atyre të Antaliaspor të cilët iu bashkuan kësaj nisme emocionuese.