LAJME

NGJARJE SHQIPTARE | Dyshonin se nuk ishte e virgjër, dhëndri i fut nuses 23-vjeçare gishtat në prizë

Një nuse e re 23-vjeçare ka parë tmerr me sy një ditë pas dasme. Ajo u përball me familjarët e bashkëshortit të ri dhe këtë të fundit të cilët e dhunuan fizikisht dhe psikologjikisht pasi dyshonin se nuk ishte e virgjër.
Nusja ka dëshmuar se e kanë akuzuar të renë për pandershmëri teksa vjehrra e ka tërhequr nga flokët dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj ndërsa kunati me dhëndrin ka tentuar t’ia fusin gishtat në prizë elektrike.
Ka qenë bashkëshorti i saj i cili ua komunikuar dyshimet e tij familjarëve se nusja e tij nuk ishte e virgjër gjë që binte në kundërshtim me traditat e tyre, gjë që bëri që situata të degradonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Fushë-Kosovë.
Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të hetohen në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.