Neurologu Arben Taravari ka komentuar përgjigjen e vajzes 6 vjeçare e cila tha se e ka ushqyer një njeri me mjekër të bardhë nën rënoja pas tërmetit në Turqi.
“Një burrë me mjekër të bardhë mbi kalë të bardhë më ushqeu nën rrënoja” u shpreh 6 vjeçarja në një intevistë pasi shpëtoi.
“Në këto ditë të vështira për shtetin turk, sirian dhe gjithë botën, duket se midis fatkeqsisë që solli tërmeti, po vijnë dëshmi të mrekullisë së Zotit. Rasti më i specifik është ai i një vajze 6 vjeçare. Ajo qëndroi plot tre ditë nën rrënoja, dhe pasi doli prej atje i tregoi një gazetari turk se nuk kishte pasur as etje dhe as uri. Sipas 6 vjeçares një plak me kalë të bardhë vinte dhe e ushqente herë pas here…madje ai mbante shtëpinë mbi supe që mos binte mbi vogëlushen, u shpreh ajo.
Kjo video është bërë virale në të gjithë botën. Shumë e quajnë mrekulli të Zotit, por ka edhe po kaq shumë që e quajnë delirium, trillim, shpikje të fëmijës.
Unë jam njeri që i besoj shkencës, si neurolog, gjithë jetën time që merrem me trurin dhe përpiqem t’a kuptoj atë. Sa më shumë thellohem në njohjen e këtij organi kapital aq më shumë bindem në ekzistencën e pamohueshme të Zotit!
Ndaj sot si neurolog i besoj vajzës 6 vjeçare…ajo që dëshmon nuk është trillim i një fëmije, është prezenca e Zotit që na do dhe kujdeset për ne, megjithë çmendurinë që na karakterizon si specie.
P.s
Vajzës i janë bërë analizat shkencore dhe jashtë çdo mundësie logjike ka rezultuar se trupi i saj çuditërisht ka pasur sasi të larta proteinash pavarsisht se ka qëndruar 3 ditë nën rrënoja!” ka shkruar Taravari.