Jo rrallë shefat nervozojnë punëtorët, por kësaj radhe nervoza ishte në tjetër nivel. Një burrë me sëpatë, dëmtoi një makinë të tipit “Audi”.
Veprimi i tij ka habitur shumëkënd, derisa ngjarja ka ndodhur në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë. Mediat atje shkruajnë se veprimi i tij erdhi pasi punëdhënësi nuk ia kishte dhënë rrogën tash e disa muaj.
Jo shumë kohë më parë, u raportua një ngjarje e ngjashme, kur punëtori ia mbushi me shkumë veturën e shefit. /ms