LAJME

Panik në restorant, i riu futet për të grabitur, klienti e gjuan atë për vdekje (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një restorant në Hjuston të SHBA-së, ku një klient ka gjuajtur një grabitës. Dëshmitarët okularë kanë thënë për policinë se një burrë i veshur me të zeza dhe me maskë në fytyrë, hyri në restorant dhe u drejtoi armën klientëve, duke u kërkuar paratë.

Teksa rrëmbeu paratë nga tavolina në tavolinë, një nga klientët nxori armën e tij dhe gjuajti disa herë grabitësin, duke e lënë në vend atë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar autoritet e policisë ku e gjetën grabitësin pa shenja jete. Dyshohet se viktima është rreth të 20-tave, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur. Theksohet së ndaj klientit që gjuajti grabitësin nuk është ngritur asnjë akuzë.

Shiko videon më poshtë për ta parë kë moment: