LAJME

Paralajmërimi i mjekëve shqiptarë: Ja nga se po vde’sin të rinjtë shqiptarë

Shkaktarët kryesorë të vde*kshmërisë në Shqipëri përgjatë viteve te fundit kanë qenë ishemitë, hemorragjitë dhe sëmundjet kronike të zemrës.

Ne nje raport qe behert cdo vit, nga Instituti i Statistikave thuhet se 53,7 % e vde*kjeve kanë ardhur si pasojë e prekjes nga këto sëmundje. Mjekët neurologë, thonë se rastet e ishemive kanë ardhur në rritje nga viti në vit, duke prekur dhe të rinjtë.

Neurologu Ermir Roçi:

“Ne kemi pasur raste të moshave të reja. Abuzimi me dro*gërat është shumë problem dhe abuzimi i duhanit dhe alkoolit. Hipertensioni, diabeti, kolesteroli i lartë, të gjithë hyjën në faktorë madhorë të dëmtimit të enëve të gjakut”.

Kapja në kohë e ishemisë, parandalon vdekjen dhe ul invaliditetin. Raporti i INSTAT ka renditur sëmundjet tumorale, të dytat në listën e shkaqeve që sjellin vdekjen, ku tumoret e aparatit të frymemarjes kryesojnë me 33,5 %.