Janë votuar ndryshimet e fundit në Bundestagun gjerman sa i përket qëndrimit në Gjermani.
Të huajt që kanë jetuar të paktën pesë vjet në Gjermani me statusin “i duruar” mund të marrin në të ardhmen një leje qëndrimi të përkohshme. Tema të tjera të tr ajtu ara nga Bundestagu ishin paketa e lehtësimeve për spitalet dhe ndryshimet në lig*jin vjetor të taksave.
Leja e qëndrimit e miratuar mund të ketë një kohëzgjatje deri në 18 muaj. Ajo do t’u mundësojë personave të interesuar të plotësojnë ku shtet e nevojshme për qëndrim me dokumente. Ndër këto kushte janë njohja e gjermanishtes dhe garancia për të ushqyer veten. Për më tepër, paketa e qeverisë përfshin lehtësimin e dëbimit të personave të padëshiruar.