Uncategorized

Prifti At Nikolla Xhufka: Po të ndodhte sulmi në ndonjë Xhami, do të thoshin ‘Ekstremistët Shqiptarë’ – Ja çfarë ju zbulon priftërinjve serbë!

Prifti At Nikolla Xhufka përpara derës së kishës ortodokse serbe ka shprehur se janë fytyra e krimit dhe nxitës të dhunës.  Përgjatë intervistimit në një emision ai  thotë se po të kishte ndodhur sulmi në ndonjë Xhami, do të thoshin ‘Ekstremistët Shqiptarë’  dhe se do t’ju mvisheshin muslimanëve epitete më të rënda.

Ai thotë se të gjitha kishave në Kosovë  që menaxhohen nga serbët duhet të kontrollohen nga KFORI dhe Policia e Kosovës. Në ndërkohë ai është shprehur se këto kisha duhet t’i takojnë shtetit të Kosovës dhe të  ketë kontroll të plotë institucionale, kjo ishte edhe një kërkesë që ai ja përcolli kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurtit.

Reagimet e tilla vijnë pas ngjarjeve të ditëve më parë në manastirin e Banjskës ku ndodhi  sulmi terrorist e mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku ndërsa në territorin  e manastirit u gjet armatim i rëndë me vlera milionëshe.