Përveç qirave dhe sigurimeve shëndetësore, në Zvicër kohëve të fundit është vërejtur edhe rritja e çmimit të kafes. Mesatarisht, një filxhan kushton 4,49 franga në kafeteritë zvicerane.
Çmimi është më i lartë në kantonin e Cyrihut me një çmim prej 4.69 frangash.
Shoqata e industrisë së kafes në Zvicër e arsyeton këtë rritje me rritjen e shpenzimeve.
Madje shoqata njofton se çmimet do të vazhdojnë të rriten vitin e ardhshëm.
Nuk përjashtohet rritja deri në 15% e çmimit të kafes në Zvicër në vitin 2024./Indeksonline/