Shaban Memeti – kirurgu shqiptarë që po kthen shpresën tek fëmijët

Posted by

Dr-Shaban Memeti është kirurgu shqiptarë nga fshati Dobroshtë i Tetovës që po kthen shpresën tek femijët dhe që është në krye të Institutit për Shëndet Publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Dr.Shaban Memeti së bashku me ekipet profesionale të mjekëve mbaroi me sukses betejën në vitin 2022 strategjinë shtetërore, kundër pan*demisë me vir usin dhe njëherit duke qenë pjesë në ekipin për vaksinimin masiv të popullatës ndaj koronavirusit.

Shaban Memeti është një ndër kirurgët më të suksesshëm shqiptarë në Maqedonin e Veriut, i cili këtij profesioni ia ka kushtuar jetën e vet, sidomos kirurgjisë së fëmijëve.

Memeti është një nga mjekët me briliant e me human që ka nxjerrë vendbanimi Dobroshtë i Tetovës.

Kirurgu i fëmijëve u ka shërbyer qytetarëve të Maqedonisë për afro 2 dekada me rradhë, jo vetëm si mjek,kirurg, docentë në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, por edhe si qytetar model e aktiv në jetën sociale e politike të Maqedonisë.

Mjeku shqiptar Dr. Shaban Memeti aktualisht është profesor dhe ligjërues i lëndës së kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

Ai është ndër kirurgët më të njohur për fëmijë në Maqedoni dhe një ndër mjekët e parë nga Tetova, i cili arriti që të publikoj si autor dhe koautor më shumë se 90 publikime në revista shkencore prestigjioze në vend dhe jashtë vendit, si dhe në konferenca dhe kongrese nacionale dhe ndërkombëtare.