Shqiptarja nga Dibra, studentja më e mirë e mjekësisë në Universitetin e Anglisë

Posted by

Donika Klenja mbaroi studimet për “Mjekësi molekulare dhe qelizore” në ” “Universitetin e Bristolit ” duke u graduar me diplomën “First Class”

si dhe me çmimin “Lucy Brown Prize”. Si studentja më e mirë e fakultetit, Donika vazhdon studimet postdiplomike në fushën e luf.tës kundër kancerit.

Ajo arriti të fitojë pozitë për master në “Universitetin e Oxfordit”, pasi u intervistua nga akademikë botërorë, duke përfshirë edhe Prof Sir Andrew John Pollard, shefi i kërkimeve shkencore në vaksinën.

Pak muaj më vonë, ajo u zgjodh si një ndër 7 studentët nga mbi 150 aplikantë nga e gjithë bota për të ndjekur direkt studimet e doktoraturës ne mjekësinë precize të kancerit në “University of Dundee”,

me bursë të plotë pranë spitalit të Ninewells.Ky institut është i vlerësuar si një ndër liderët në botë për menaxhimin dhe kërkimet shkencore të kancerit,

si dhe universiteti më i mirë ne Britani për mjekësi duke zgjedhur kështu këtë të fundit si studente për vazhdimin e karrierës së saj./Realiteti.