Sipas ministrit federal të Punës, projektligji i ri për migrimin e fuqisë punëtore do të jetë gati në mars. Ndër të tjera, ai parashikon rritjen e kontingjentit të migracionit me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor.
Gjermania ka një pro bl em të madh me mungesën e fuqisë punëtore. Dhe këtë e tha sërish të premten në Bundestag ministri gjerman i Punës Hubertus Heil, gjatë promovimit të strategjisë së re për daljen nga kri.za e fuqisë punëtore.
“Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është sigurimi i prosperitetit,” tha Hubertus Heil (SPD) të premten (20.01.2023) në Bundestag. “Nëse nuk i heqim tani pengesat, deri në vitin 2035 do të na mungojnë shtatë milionë punëtorë të kualifikuar.”
Strategjia e re qeverisë, e cila iu kalua për shqyrtim komisioneve përkatëse në Bundestag, parashikon shfrytëzimin e potencialit të fuqisë punëtore brenda vendit, duke rritur ofertat e trajnimeve profesionale për të rinjtë që lënë shkollën, përmirësuar kushtet e punës për nënat me fëmijë, apo duke rritur shanset për punësimin e shtetasve nga Ballkani Perendimorë.