LAJME

SizmeoΙogu: Ρo vjen një tërmet i madh, 9 ballë

Parashikimet e profesorit të njohur turk të sizmologjisë, Naci Gorur, janë makth, pasi vlerëson se tërmeti i madh, të cilit i tremben të gjithë, ka shumë të ngjarë të ndodhë në Stamboll dhe se intensiteti i tij do të jetë me magnitudë 9 i shkallës Rihter.

Profesor Naci Gorur, sipas CNN Turk, i tha gazetës Sozcu se ka frikë nga një tërmet i madh edhe në Stamboll. Nëse parashikimet me magnitudë 9 bëhen të vërteta, tërmeti do të jetë shkatërrues dhe do të prekë edhe strukturat e ndërtuara mirë.

“Mendoni një rrip prej 10 kilometrash duke filluar nga bregu i detit Marmara. Aty do të ketë më shumë probleme, sepse intensiteti i tërmetit pritet të arrijë në 9 i shkallës Rihter nga Gjiri i Bririt deri në Silivria”, tha ai.

Sipas profesorit të sizmologjisë, do të preken kryesisht zonat në anën evropiane të Turqisë, veçanërisht ato pranë detit, pasi struktura gjeologjike është më e re, krahasuar me atë aziatike, e cila është e vjetër dhe përbëhet nga shkëmbinj më të fortë. “Kjo ndikon në stokun e ndërtesave dhe rezistencën sizmike në tërmete.”

Pas “katastrofës së shekullit” siç u quajtën tërmetet vdekjeprurëse të 6 shkurtit në Kahramanmaras, Turqia e ka kthyer vëmendjen nga Stambolli dhe stoku ndërtimor, për të pasur një plan parandalimi dhe për të përshpejtuar transformimin urban të qytetit. Pak ditë më parë një tërmet me magnitudë 5.1 u regjistrua në brigjet Mudania të Turqisë dhe lëkundjet u ndien deri në Stamboll./ Burimi:CNN