Një tjetër tërmet goditi Turqinë,
Një tërmet i ri i fuqishëm me magnitudë 4.8 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur sot pjesën qendrore të Turqisë.
Epiqendra e tërmetit ishte shtatë kilometra larg qytetit të Goksunit, në një thellësi prej dhjetë kilometrash.
Për momentin nuk ka informacione për viktima të reja të mundshme dhe dëme materiale.
Kujtojmë, një tërmet më i fortë me magnitudë 5.2 ballë sipas shkallës Rihter goditi Rumaninë herët sot.
Ky tërmet është ndjerë si në Serbi ashtu edhe në Kroaci, raporton Blitz.