LAJME

Zbulohet arsyeja e irritimit të Serbisë nga Mirlind Daku, kërkojnë të reagojë UEFA

Në një zhvillim të papritur, Serbia ka shprehur zemërimin e saj ndaj futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, pasi ai ka shfaqur një mesazh në trupin e tij në ndeshjet e fundit. Mirlind Daku, një lojtar i talentuar dhe pjesë e skuadrës kombëtare shqiptare, është bërë thekse i një ngjarjeje që ka thelluar tensionet.

Daku shfaqi në trupin e tij fjalën “Katana 138,” një referencë ndaj komandantit të njohur legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Ramadani, i njohur ndryshe si “Katana.” Ky veprim ka shkaktuar irritimin e autoriteteve serbe.

Për më tepër, Daku gjithashtu ka përfshirë në tatuazhin e tij një vizatim të piramidës së rrëzuar të kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, një moment i rëndësishëm në historinë e këtyre dy vendeve dhe në përpjekjet e tyre për pavarësi.

Kjo veprimtari e Mirlind Dakut ka shkaktuar komente të ndryshme, shumë irritim dhe nervozizëm tek serbët.

Ndërkohë që serbët janë çmendur pas saj se Daku ka një tatuazh të tillë. Ata e kanë cilësuar sikur tatuazhi i është kushtuar një terroristi dhe se UEFA duhet të reagojë për këtë skandal.