Connect with us

LAJME

Kthehen temperaturat e larta – ja parashikimi i motit për këtë javë

Published

on

KËTË JAVË DO TË KEMI “MINI VERËN” TË PRITUR DHE TË VONUAR: Temperaturat do të rriten deri në 30 gradë

Në vendin tone vjen një periudhë stabile, e thatë dhe me diell, gjithashtu do të jetë dukshëm më e ngrohtë, që do të thotë se këtë javë do të kemi atë që nga populli njihet si Vera Cigane, dhe nga Meteo Parashikuesit si “Mini Verë”. .

Advertisement

Në mesin e javës do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimor. Më duhet të përmend se herë pas here do të kemi paraqitje të vranësirave mesatare dhe vetëm për një kohë të shkurtër ditën e mërkurë, veçanërisht në rajonet perëndimore do të ketë kushte për reshje lokale shiu të përcjella me shtrëngata të rralla.

Ndërsa në rajonin e Shkupit këtë javë do të kemi mot stabil, të thatë, me diell dhe dukshëm më i ngrohtë, kohë pas kohe me vranësira mesatare.

Advertisement

Sa i përket temperaturave, në fillim të kësaj jave do të jetë më ftohtë në mëngjes me temperatura minimale që do të bien në intervalin prej 2 deri në 11 gradë, ndërsa më pas do të kenë tendencë rritjeje dhe do të rriten në intervalin 7. deri në 14 gradë.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement