LAJME

A e ndjetë? “Dridh” tërmeti 4 ballë, ja ku ishte epiqendra

Një lëkundje sizmike ndodhi pak çaste më parë dhe u ndje gjerësisht në Tiranë, raporton noa.al.

Tërmeti ishte katër ballë i shkallës Rihter, njofton paraprakisht EMSC.

Epiqendra ishte 12 km larg Burrelit dhe 44 km larg Tiranës dhe kishte një thellësi vetëm 5 km.

Ndërsa shërbimi sizmik shqiptar tha se tërmeti ishte 4.1 ballë dhe me epiqendër në Lis, Dibër.