LAJME

Dafina Zeqirit i publikojnë video / I nxjerrin momentet ‘intime’ me të dashurin

Ajo është ndër këngëtaret shqiptare që po korr shumë sukses dhe në arenën ndërkombëtare të muzikës.

Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin e cila numëron disa hite. Së fundmi këngëtarja u kthye në në kryetemën e mediave rozë, kjo dhe për shkak të publikimit të këngës së saj më të re “Fuego”.

Mbrëmjen e kaluar Dafina ka festuar në një nga clubet me shoqërinë dhe të dashurin e saj, por diçka e papritur i ka ndodhur; një video po bën “namin” në rrjet pasi këngëtarja shihet duke puthur me gjuhë të dashurin. Skenat janë shumë provokuese dhe padyshim kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Por mesa duket këngëtarja nuk e ka vrarë mendjen shumë, pasi ka shijuar në maskimum momentet me të dashurin e saj Rodrigues, nga republika Demenikane.