Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se nga djegia e dy automjeteve që ndodhi sot në rrugën Manastir-Prilep, kanë ndërruar jetë tre mjekë, përcjell TV21. Bëhet fjalë për mjekët Aleksandar Risteski, Nikolla Vasilevski dhe Fançe Jovanoska.
“Me pikëllim morëm lajmin mëngjesin e sotëm për humbjen e tre mjekëve tanë, të cilët humbën jetën sot në një aksident automobilistik në Prilep. Prim. Dr. radiolog Aleksandar Risteski, spec. gjinekolog Dr. Nikolla Vasilevski dhe teknologe e radiologjisë Fançe Jovanoska, humbën jetë duke shkuar të kryejnë misionin e tyre fisnik, siç është puna e mjekut. Ngushëllimet më të siqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tyre”, ka shkruar Taravari.