LAJME

E dashura e Faton Hajrizit: Nuk e di çka i kanë bërë, trupi i tij është totalisht i shkatërruar

Nuk e di çfarë kanë bërë me trupin e tij, por është totalisht i shkatërruar. E pashë me qefinin e mbuluar”. Kështu është shprehur Liridona Shala, tashmë ish e dashura e Faton Hajrizit për “Euronews Albania”.

E pyetur për gjendjen në të cilën ajo dhe familja e tij gjenden me mbërritjen e trupit te Faton Hajrizit në Kosovë, ajo shtoi se “humbja e tij na ka bërë të humbim edhe shpresat për të jetuar”.

Trupi i pajetë i Hajrizit, i cili u vra para disa javësh në Lloznicë të Serbisë, është kthyer këtë të premte në Prishtinë, dhe dërguar në IML.